/2L ONLINE/ – Sot në ambientet e kompleksit Vali Ranch në Përlepnicë të Gjilanit, u mbajt për herë të tretë Festivali i Këngës për Fëmije “Mollëkuqet”. Ky festival ishte organizuar dhe drejtuar nga drejtoresha e Festivalit Arta Haziri Nuhiu, sipas të cilës, në këtë festival me zëra e tyre të bukur performuan 25 fëmijë të moshave të ndryshme me këngëë që kishin një larmi të ndryshme tematike duke iu kënduar natyrës së bukur, atdheut, shkollës, nënës dhe tematikave të tjera që kanë të bëjnë me botën e fëmijëve dhe dëshirat e tyre.
“Zëri i ëmbël i tyre ishte shpeshherë emocionues për pjesëmarrësit, për prindërit e tyre, për moshatarët e fëmijëve dhe për vetë ne që e kemi përgatitë këtë festival”, ka thënë drejtoresha Arta Haziri Nuhiu e cila falënderoi të gjithë ata që e mbështetën dhe sponsorizuan këtë festival. Ajo p oashtu vlerësoi edhe moderatorët e Festivalit: Afeida Borici Mehmeti/Regjisore dhe Jona Zeneli, moderatore ne Rtv 21, në emisionin e fëmijëve.
Në fund juria profesionale në përbërje prej:
Ylli Kalaja/Kompozitor nga Shqipëria
Faton Isufi/Muzicient-Kantautor
Fitore Rexhepi/Prof.e Muzikës
Izeir Hyda/Prof.i gjuhes shqipe
Nazim Gagica/Solist; Diana Toska/Prof.e Muzikes;
Albina Baerman/Koreografe gjermane
U nda për të të vendosur dhe për të përzgjedhur e ndarë shpërblimet për më të mirët:
Fituesit e Festivalit të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet” 2016 janë:
Teksti më i mirë : Erëza Greiqevci
Çmimi i publikut: Ilda Nuhiu dhe Jon Abazi
Mollëkuqet Fest-Dielleza Nuhiu dhe Luljeta Bega
Dueti më i mirë-Denisa dhe Aldrin Dehari
Çmimi Vali Ranch dhe interpretimi më i mirë, Arbenita Çeku
Kompozimi më i mirë-Mario Zaja dhe Arnisa Dreni
Orkestrimi më i mirë-Jozefina Jani dhe Ereza Greiqevci
Çmimi Junior-Jalldyze Kqiku
Shkolla e Muzikës-Jon Abazi
Solistja më e mirë-Havushe Salihu dhe Anisa Bllaca
Solisti me i ri-Venis Agaj dhe Lorent Qerimi
Solistja më e re: Ema Jashari dhe Atika Salihu;
Zëri më i mirë: Engji Mustafa;
Çmimi i Rtv21: Anila Ajeti;
Mikrofoni i artë: Andrin&Arblin Salihu dhe Verda Jashari;
Çmimi i tretë: Leart Bucalia, Engji Mustafa dhe Driada Muji;
Çmimi i dytë : Mario Zaja, Linesa Ukshini dhe Jozefina Jani;
Çmimi i parë: Jora Jusufi.