DYLON

Në Gjilan ka reshë Bora!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot, Gjilani në një pasdite të 26 dhjetorit të 2014, me reshje goxha të dendura të borës që filloi të binte, një nga të rrallat që nga viti I kaluar!I stolisur për festat e fundvitit dhe me shumë njerëz udhëve të tij si dhe me shumë kerre. Normale që këtyre ditëve trafiku është I stërngarkuar por edhe kafeteritë e restaurantet sepse kemi të ardhur njerëz tanë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

EkoHigjiena

Dhe u gëzuan të gjithë. Sinqerisht të gjithë! Edhe gastronomia edhe biznesi I vogël edhe tregtarët edhe të afërmit sa nga malli edhe ca për remitenca! Ta them të drejtën, tani për tani këta janë heronjtë e Kosovës. Për mua po. Këtyre duhet tu bahet respekti ma I madh I mundshëm. këta janë patriotët modern të Kosovës, se po të mos ishin këta që sjellin miliona në vendin tonë, mendoj se vështirë do Ia dilnim me ekonominë që kemi. Dhe leni Shaqirat, Krasniqat e të tjerë si puna e tyre se ata janë produkt I huaj por nderoni dhe krenohuni me njerëzit tuaj që sjellin miliona këtu tek ne dhe mbajnë me bukë shumë e shumë familje. Jo se nuk duhet nderuar edhe ata sportistët e të tjerët të suksesshëm por sa për mua këta bashkatdhetarët tanë që sjellin miliona Kosovës janë heronjtë e vërtetë për ne. Po,megjithatë vazhdojmë tutje se për tu dalë hakut atyre nuk mjaftojnë këta rreshta por një libër I tërë.

Ku e lamë!. Po, Borë po bie shumë, Babadimra dhe babadimresha që mundohen të nxjerrin ndonjë metelik, gjithandej qytetit me gjithë konkurrencën e madhe. Nëpër qendrat e tyre të vendosura në qendër mundohen që sa më shumë të animojnë qytetarë e të fotografohen ata me fëmijët e tyre ose vetëm fëmijët.Ca nga ta të mërdhirë vazhdojnë punën, të tjerët janë strukur nën strehën e Objektit të komunës.

E tjetri ushqen kalin e tij që e ka burim mirëqenie.

Dhe mirë bën se edhe ay ashtë qenie e gjallë dhe lodhet e do me hanger. Tjetri ikën tutje nëpër qytet, me pushkën e gjuetisë varur në kraharor. Ecën me nguti sikur kish pa lepurin diku në udhët e qytetit dhe mundohej ta zinte.. Por rrugët e qyteteve tona nuk janë komplete po nuk e tregove edhe anën e keqe të tyre shembull të:një plakë që kishte shtrirë dorën për lëmoshë.

Uji I shumtë që shkonte rrëke dhe pusat e mbushur me ujë nëpër udhët e qytetit sepse edhe pse sapo kishte filluar të binte bora kanalizimi I vjetruar nuk arrinte të absorbonte ujin e grumbulluar!

Megjithatë njerëzit ecnin, me shumicë sikur nuk qanin kokën për borën e as për dimrin e as për lypsët e as për ashpërsinë e dimrit që mund të I presë. Më bëhej se sikur I gëzoheshin bores. Dhe, Vitit që po vinte!

/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/