DYLON

Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19, Haziri apelon për kujdes të shtuar

Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19, Haziri apelon për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë 160 raste aktive me COVID-19.

Pas rritjes së rasteve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të festojnë me kujdes, në gëzimet familjare. 

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6717 kanë rezultuar pozitivë, 6409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 24402 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.