DYLON

Në Gjilan hapet tregu i ri i veturave

Në Gjilan hapet tregu i ri i veturave
Avatar photo Redaksia

Në hapjen e tregut të ri të veturave në Tregun e Gjelbërt, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Tregu”.

Kryetari Haziri ka thënë se tash tregu i veturave është zhvendosur në një vend shumë të përshtatshëm në pronë komunale, ndërkaq i ka dhënë përkrahje të madhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje për shërbime sa më të mira për qytetarët e Gjilanit dhe menaxhimin sa më të mirë të të gjitha llojeve të tregjeve.

Ndryshe, tregu i veturave është hapur sot në një hapësirë tek Tregu i Gjelbërt dhe çdo të premte do të vazhdoj shitblerja e veturave në po atë vend. Hyrja për ditën e sotme ka qenë pa pagesë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.