DYLON

Në Gjilan hapet sot edicioni i dytë i festivalit ANGROS

Në Gjilan hapet sot edicioni i dytë i festivalit ANGROS
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë mbështetjen e tij për festivalin ANGROS, emër ky nga antikiteti për Lumin Morava, që hapet sot duke shënuar kështu edicionin e dytë këtë vit dhe e karakterizojnë gërshetimi i artit, muzikës, ushqimeve tradicionale dhe puntori të ndryshme duke e bërë unik për këtë regjion, për mënyrën e organizimit dhe gjithpërfshirjen e pjesëmarrjes.

Organizator i festivalit është Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”, që këtë vit do të mbahet për dy ditë me radhë.

Kryetari Haziri ka uruar që fillimi i këtij festivali për këtë vit të jetë i mbarë dhe me pjesëmarrje të gjerë të artistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë përtej regjionit të Gjilanit.

EkoHigjiena

“E uroj ekipin organizator për punën që po bëjnë në vazhdimësinë e festivalit. Ky është viti i dytë që po organizohet dhe do të jetë gjithnjë mbështetja që ky festival në të ardhmen edhe më tej të ketë zgjerimin e tij sin ë kohë, ashtu edhe në zgjerim të pjesëmarrjes në fushën e artit dhe lëmive të tjera kulturore. Gjilani është qendër e kulturës dhe ky epitet është dëshmuar me organizime të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin e gjerë artistic”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Hapja e festivalit bëhet sot në orën 17:00 dhe do të vazhdoj deri në mbrëmjen e vonë të ditës së nesërme, ku do të ketë hapësirën e mjaftueshme dhe nis me kohën për fëmijë. Për të përfunduar ditën e nesërme me organizimin e grupit të mirënjohur “Jericho”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.