DYLON

Në Gjilan hapet qendra psiko-sociale “Dritë” e cila trajton fëmijët me sindrome

Në Gjilan hapet qendra  psiko-sociale “Dritë” e cila trajton fëmijët me sindrome
Avatar photo Redaksia

Është hapur sot në Gjilan qendra psiko-sociale “Dritë”, e cila do të ofroj shëbrime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromet.

Kryetari i Komunës, Lufi Haziri, pasi e ka inauguruar këtë qendër, ka thënë se tash e tutje do të jetë një lehjtësim i madh për Komunën, marrë parasyshë faktin se fëmijët do të trajtohen më mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrimin e tyre.

“Hapja e qendrës “Dritë” është lajm shumë i mirë, meqë tash e tutje do të trajtohen fëmijët e prekur nga autizmi në mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrim të plotë dhe aftësim për jetë. Misioni ynë si të zgjedhur politik është që t’i mbrojmë fëmijët në fazën e parë dhe t’i përgatisim për jetë sepse ata janë të barabartë. Për mua si kryetar do të jetë shumë lehtësim i madh”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka paralajmëruar se gjatë javës do të ndahen fondet e grumbulluara për shoqatat, të cilat i trajtojnë fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, drejtoresha e kësaj qendre, Merita Kamberi, ka thënë se “Dritë” ka një staf profesional me psikolog, logoped e pedagog profesional, përderisa ofron shërbime në këshillim, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, terapi të çifteve e stimulim të vazhdueshëm akademik.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.