DYLON

Në Gjilan hapet qendra e artizanateve dhe trajnimeve Open Door

Në Gjilan hapet qendra e artizanateve dhe trajnimeve Open Door
Avatar photo Redaksia

Është inauguruar sot në Gjilan qendra e artizanateve dhe trajnimeve në Gjilan Open Door, ku bizneset nga rajoni i Gjilanit dhe ai i Kumanovës, kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale e prodhimet ushqimore nga tradita, në kuadër të programit të përbashkët Kosovë-Maqedoni.

Inaugurimin e kësaj qendre e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës dhe ata të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë hapjen e kësaj qendre, ndërkaq ka pohuar se sot ka qenë dita e Europës për Gjilanin, marrë parasysh promovimin e tri IPA programeve që kjo komunë i ka fituar nga KE.

EkoHigjiena

Në këtë event u tha se modeli i kësaj qendre dhe i bashkëpunimit Gjilan-Kumanovë do të dëshmoj një instrument të qëndrueshëm me sens atraksioni nga fusha e kulturës dhe ajo e turizmit.

Më pas, kryetari Haziri dhe zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, kanë vizituar panairin e artizanateve në qendër të Gjilanit dhe shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky institucion për nxënësit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.