DYLON

Në Gjilan hapet ekspozita e skulpturave monumentale

Në Gjilan hapet ekspozita e skulpturave monumentale
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është hapur të premten ekspozita e skulpturave monumentale, të propozuara nga artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Gjilani i kthehet monumenteve artistike sipas karakteristikave që i ka. Duke qenë qytet i paqes i dekoruar nga Parlamenti Europian me diplomën e paqes dhe tolerancës, ne do ta vendosim simbolin e paqes, jemi qytet i bashkatdhetarëve dhe nuk mund të mos e kemi monumentin e tyre, pastaj simoboli i Heroinës së Qytetit etj”, tha në hapje të ekspozitës kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Haziri tha se do të vazhdojmë të punojnë e ndërtojnë veprat monumentale në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve sepse ata na mësuan se si fitohet liria.

“Me rastin e shënimit të 23-vjetorit tri ditëve të bardha të kryengritjes së familjes Jashari, ne në Gjilan tradicionalisht organizojmë aktivitete kulturore e përkujtimore. Qytetarët e Gjilanit e Anamoravës historikisht ishin në rreshtin e madh të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve. Këtë vit do ta kthejmë Kadri Zekën në bronz, do të vazhdojmë me Ramiz Cërnicën, sikur që do të vendosen bustet e nacionalçlirimtarëve dhe nacionaldemokratëve. Ne në Gjilan do të vazhdojmë të punojmë e ndërtojmë veprat tona në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve sepse ata na mësuan se si fitohet liria”, shtoi Haziri.

Më pas, Haziri ka pritur në takim artistët e trevave shqiptare, duke i vlerësuar të jashtëzakonsshme  vepra artistike.

Ndërkohë, Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, tha se është shumë e kënaqur me propozimet e artistëve, të cilat do t’i vlerësojë komisioni profesional.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars dhe artdashësit do të kenë mundësinë t’i paraqesin impresionet në librin e mendimeve, në galerinë e qytetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.