DYLON

Në Gjilan fillojnë aktivitetet në shënim të Muajit të Mërgimtarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur mbrëmë aktiviteteti i parë që shënon hapjen e Muajit të Mërgimtarëve me moton Ti je pjesë e atdheut.

Ka qenë filmi për fëmijë “Na ishte një herë një vajzë” ai i cili e hapi Muajin e Mërgimtarëve, derisa u shfaq në ambientin e hapur, në amfiteatrin e bukur të parkut e ri në lagjen “Dardania”.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pjesëmarrja kaq masovike e fëmijëve në shfaqjen e këtij filmi e ka bërë krenar, ndërsa ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.

“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me mërgimtarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndroni në Gjilan, ju jeni vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, më pasjanë shfaqur edhe filmat e shkurtër për të rritur shqip “Çlirimi” dhe “Veç Kuq”​. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.