DYLON

Në Gjilan është organizuar festa tradicionale e falënderimeve “Darka e Lamës”

Në Gjilan është organizuar festa tradicionale e falënderimeve “Darka e Lamës”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku morën pjesë fermerë, prodhues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky është një takim kulmues i vitit sa i përket rendimentit që e marrim nga toka.

EkoHigjiena

Ai tha se me 1.5 milion për vitin 2023, Komuna ka arritur ta ketë një buxhet vetëm në sektorin e bujqësisë, si asnjëherë më parë në 23 vitet e fundit.  

“Komuna e Gjilanit për këtë vit është munduar që t’i kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë. Nga një buxhet i trashëguar rreth 400 mijë euro, si planifikim që e kemi gjetur për vitin 2022, në vitin 2023 e kemi buxhetin prej 800 mijë euro vetëm nga Komuna e Gjilanit, ndërkaq në bashkëfinancim me organizatat e ndryshme kemi edhe rreth 700 mijë euro projekte. Tryeza e sotme e gjitha është prodhim nga duart e fermerëve, nga toka jonë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Buqjësisë në Gjilan, Bajram Isufi, shefi i sekorit të pylltarisë, Kujtim Shahiqi dhe Ramadan Mehmeti, i cili ka adresuar falënderimin në emër të fermerëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.