DYLON

Në Gjilan eliminohen dy deponi të egra

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit po vazhdon t’u dalë në ndihmë qytetarëve të saj për të mbrojtur shëndetin e tyre. Komuna ka ndërmarrë një aksion sot për eliminimin e deponive të egra, ku sot janë eliminuar dy të tilla në rrugën “Elez Agushi” në lagjen që kryesisht banon komuniteti rom.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, tha se edhe disa shtëpi ta pabanuara të komunitetit rom janë shndërruar në deponi të egra dhe po paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, prandaj kanë ndërmarrë këtë aksion për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pavend sepse do të pasojnë gjobat ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.