DYLON

Në Gjilan e Novobërdë raportohen raste të dhunës në familje

Në Gjilan e Novobërdë raportohen raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin ditor të Policisë së Kosovës, në Gjilan e Novobërdë janë regjistruar në statistikat policore, raste të dhunës në familje, përkatësisht raste si: “dhunë në familje dhe lëndim i rëndë trupor” dhe  “dhunë në familje e kanosje”, transmeton Portali 2LONLINE.com.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Novobërdë 04.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka shtyrë viktimën mashkull kosovar i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, poashtu është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Gjilan 05.02.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.