Bazuar në raportin ditor të Policisë së Kosovës, në Gjilan e Novobërdë janë regjistruar në statistikat policore, raste të dhunës në familje, përkatësisht raste si: “dhunë në familje dhe lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë në familje e kanosje”, transmeton Portali 2LONLINE.com.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Novobërdë 04.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka shtyrë viktimën mashkull kosovar i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, poashtu është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE
Gjilan 05.02.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/