Në Gjilan e Kamenicë rrugët janë të kalueshme
/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës pas reshjeve të borës përmes kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve “Global Projekt” ka ndërmarrë masat e menjëhershme për pastrimin e të gjitha rrugëve nga bora,qytetarët mund të paraqesin kërkesat e tyre, dhe të thirrin në numrin e tel: 044/231-000, edhe gjatë ditës sot do të vazhdon intervenimi për pastrimin e rrugëve, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Kamenicës.
Ndërsa, edhe në Gjilan rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim.
‘Pas reshjeve të borës, Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë masat e menjëhershme për pastrimin e rrugëve përmes kompanisë përgjegjëse dhe tashmë rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim. Po punojmë pa ndërprerë që t’i hapim rrugët edhe në fshatra. Luten qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë në numrin kujdestar +37744125936 dhe personat përgjegjës do të jenë në vendin e ngjarjes në kohë rekorde, shkruan kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në profilin e tij në FB. /2L ONLINE/
