DYLON

Në Gjilan duhet të hapen qendra tjera mobile për vaksinim

Në Gjilan duhet të hapen qendra tjera mobile për vaksinim
Avatar photo Redaksia

Kjo situatë e rëndë me pandeminë kërkon unitet të brendshme pa shikuar interesat politike për të tejkaluar këtë gjendje të rëndë.

Nga: Izmi ZEKA

EkoHigjiena

Nuk dua të ndalemi se si dhe në çfarë mënyrë po menaxhohet kjo situatë e rëndë nga institucionet shtetërore.

Mirëpo tani institucionet shëndetësor në përgjithësi e në rastin që po shkruaj  po ju drejtohem institucioneve komunale ë Gjilanit  që në një kohë tepër të shkurtër të hapin qendra mobile në lagjet e mëdha të qytetit  në mënyrë që vaksinimi të jetë masiv dhe tu krijojmë kushte qytetarëve  pa pritje të gjata të marrin vaksinën.

Vetëm salla e sporteve “Bashkim Selishta” nuk mjafton për të “kapërdirë” fluksin për vaksinim ku do të mundësojnë shpërndarjen e shpejt të virusit.

Prandaj kryetari i komunës dhe institucionet shëndetësore të hapin qendra  të përkohshme për vaksinimin masiv.

Çdo ditë e humbur  do të kushtojë me jetë njerëzish.

Kjo mund dhe duhet të bëhet  sa më shpejtë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.