DYLON

Në Gjilan do të shfaqet filmi dokumentar ‘Dervish Shaqa”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Më 18 Janar 2015 në ora 18:00 në Teatrin e qytetit në Gjilan, shfaqet filmi dokumentar me titull “Dervish Shaqa” sipas skenarit dhe regjisë së Asllan Bajramit. Në këtë dokumentar vihen në pah vlerat e rapsodit Dervish Shaqa, i cilësuar si një ikonë e rapsodisë shqiptare.

Asllan Bajrami , autor i këtij filmi dokumentar, ka bërë me dije se dokumentari, duke u mbështetur në dokumente arkivorë, shpërfaqë edhe kontributin e Dervish Shaqës si atdhetar, i cili në vitet ’60-të, kur regjimi serbo-jugosllav kishte ashpërsuar politikat shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve të Kosovë, – ai duke u përfshirë në kuadër të misioneve speciale që ndërmerrte shteti shqiptar në drejtim të Kosovës, ka luajtur një rol të veçantë në zgjimin e vetëdijes kombëtare. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.