DYLON

Në Gjilan do të organizohet panairi tradicional me moton “Nënat Tona”

Në Gjilan do të organizohet panairi tradicional me moton “Nënat Tona”
Avatar photo Redaksia

Për nder të festave të 7 Marsit-Dita e Mësuesit dhe 8 Marsit-Dita e Gruas, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” ne sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” organizojnë panairin tradicional me moton “Nënat Tona”.

Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ky panairi do të jetë dy ditor, i cili do të jetë i hapur me datat 7-8 Mars në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Gjilan.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/