Në Gjilan do të organizohet Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje”
“Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, KOPF, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi të Komunës së Gjilanit dhe QKMF-në në Gjilan, organizon Karvanin Shëndetësor “PërSHËNDETje”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për diabetin, parandalimin e tij dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese”, ”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan .
Shërbime falas për qytetarët:
* Matja e nivelit të sheqerit në gjak (glukozës).
* Matja e tensionit të gjakut.
* Matja e peshës dhe gjatësisë trupore dhe llogaritja e indeksit të masës trupore (BMI).
* Këshillim profesional për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
* Informim mbi ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.
E mërkurë, 11 nëntor 2026
Ora: 11:00–14:00
Vendi: Sheshi “Rexhep Mala”, Gjilan
“Në rast reshjesh, aktiviteti do të zhvillohet në sallën e SHFMU-së “Thimi Mitko”. Bashkë për parandalimin e diabetit dhe për një komunitet më të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. /2LONLINE/
