Në Gjilan do të mbahet “Fotomaratona – Tri foto një mendim”

Në Gjilan do të mbahet “Fotomaratona – Tri foto një mendim”

Të enjten në Gjilan nis implementimi i projektit “Fotomaratona – Tri foto një mendim”, që do të realizohet nga OJQ “Unioni i artistëve pa kufij”.

Qëndrim Kçiku, menaxher i këtij projekti ka bërë me dije për Portalin 2LONLINE.com, se në kuadër të këtij projekti parashihet një workshop me nëntë të rinj që për pasion kanë fotografimin. Me ta do të punojë profesori Avni Dalipi.

Kçiku thotë se ka pas shumë të rinj të interesuar për t’u bërë pjesë e kësaj fotomaratone, por që për shkak të pandemisë organizatori përkatësisht komisioni vlerësuar ka përzgjedhur vetëm nëntë prej tyre.

Ai shtoi se pas këtij workshopi, nën mbikëqyrjen e profesor Dalipit, këta të rinj do të marrin detyra dhe do të dalin në terrne për të realizuar foto me temë të caktuar.

“Ata do të duhej t’i bëjnë nga tri foto, për të shprehur një mendim bazuar në detyrën që paraprakisht e marrin nga profesori”, thotë Kçiku.

Fotografitë e aplikantëve, nga tri prej çdo aplikuesi, do të ekspozohen në një ekspozitë, që ditë më pas, përkatësisht me 30 nëntor, ora 15:00, do të hapet në ambientet e Muzeut të Gjilanit.

Kqiku tha se po ashtu fotoja më e mirë e përzgjedhur nga një juri që caktohet paraprakisht prej organizatorit, do të shpërblehet me çmimin fotoja më e mirë e ekspozitës.. /2LONLINE.com/

KOMENTE