DYLON

Në Gjilan bëhet pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve

Në Gjilan bëhet pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve
Avatar photo Redaksia

Është bërë sot pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve në kabinetin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pas emërimeve të larta që ky i fundit i bëri publike të hënën.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka falënderuar ish-drejtorët për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar gjatë mandatit të kaluar, ndërkaq të zgjedhurve u ka uruar suksese në realizimin e objektivave të programit qeverisës “Gjilani 2021 plus”.

Mbledhja e parë e bordit të drejtorëve do të mbahet të enjten, për t’i paraqitur objektivat për tre mujorin e parë të punës, e cila është e hapur për publikun. ​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.