DYLON

Në Gërmovë të Vitisë u bë zbulimi i bustit të martirit Milaim Q Tahiri

Në Gërmovë të Vitisë u bë zbulimi i bustit të martirit Milaim Q Tahiri
Avatar photo Redaksia

Në Gërmovë të Vitisë u bë zbulimi i bustit të martirit Milaim Q Tahiri. Në zbulimin e këtij busti ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Me këtë rast kryetari Haliti ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku foli për martirin në fjalë.

EkoHigjiena

“Zbulimi i bustit të Milaim Tahirit, është një ditë e veçantë jo vetëm për familjen Tahiri dhe Gërmovën por edhe për gjithë Vitinë dhe viktimat të forcave serbe të viteve të 90-ta, të cilët ishin vrarë pabesisht nga pushtuesit e atëhershëm. Vrasja e njerëzve megjithatë nuk mund të shuante dashurinë për kombin lirinë dhe pavarësinë të cilët e gëzojmë sot”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai gjithashtu tha se vitet e 90-ta ishin të tmerrshëm për kombin shqiptarë të Kosovës, pasi që pushtuesit e atëhershëm serb kishin vazhduar me dhunë sistematike ndaj një populli që ishte autokton dhe që sipas tij ishte i vendosur të marrë vetëm atë që i takon -pra lirinë në tokën e tyre.

Përndryshe viktimë e këtij terrori ishte edhe vetë Milaimi, i cili ishte vrarë dhe masakruar nga forcat e atëhershme serbe. I pari i komunës gjithashtu theksoi se ndonëse kanë kaluar disa dekada nga vrasja e këtij martiri, Gërmova e Milaim Tahirit, asnjëherë nuk e kanë harruar atë duke e shndërruar vendin e lindjes së tij në një vendtakim të sportdashësve në turneun tradicional në futboll të vogël që mbanë emrin e tij.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Abdyl Bajram nga OVL- UÇK në Viti, Musa Misioni ish kryetar i komunës së Vitisë dhe Gani Geci ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Armend Zemaj deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.