DYLON

Në fundjavë rikthehen ndeshjet e Superligës, ballafaqimi kryesor, derbi Drita – Gjilani

Në fundjavë rikthehen ndeshjet e Superligës, ballafaqimi kryesor, derbi Drita – Gjilani
Avatar photo Redaksia

Superliga e futbollit kosovar vjen në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë kampionale ku  natyrisht në fokus të sportdashësve do të jetë ballafaqimi derbi mes dy skuadrave gjilanase, Drita – Gjilani.

Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit të Gjilanit, e me këtë edhe për shkak të sigurisë së tifozëve, kjo kryendeshje e kësaj xhiroje do të luhet të dielën pasdite në stadiumin  ‘Fadil Vokrri’  në Prishtinë, ora 15:00.

EkoHigjiena

Derbi i Anamoravës  pritet që edhe kësaj here të zgjojë kërshëri e të ofrojë spektakël, për shkak të rivalitetit, e që e bënë takimin joshës edhe për adhuruesit jashtë kufijve të vendit.

Përndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar emrat e zyrtarëve për ndeshjet e javës së 6-të në Superligën e Kosovës, duke përfshirë edhe për kryendeshjen Drita – Gjilani.

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit iu është besuar gjyqtarit Shpetim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari, Hekuran Osmani dhe gjyqtar i katërt Mervan Bejtullahu, e në dhomën e VAR-it, do të jetë Valbon Hoxha.

Përndryshe, referuar pesë xhirove të deritanishme, Drita mbanë pozitën e dytë me 11 pikë, nga tri fitore e dy barazime, derisa Gjilani ka 6 pikë nga një fitore e tri barazime dhe radhitet në pozitën e gjashtë.

Përndryshe, ja ballafaqimet e javës së gjashtë të BKT Superligës, si dhe zyrtarët e ndeshjeve.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.