Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), në Prishtinë, sot, u mbajt ceremonia e certifikimit, me rastin e përfundimit të trajnimit “Zhvillimi i Specifikave Teknike dhe Hulumtimi i Tregut”.
Edhe ky trajnim u realizua në Bazë të Planin Bilateral që ka FSK-ja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nga ekipi i KFOR-it amerikan, në Bonstell, ekspert në fushën e Logjistikës, të cilët nga data 10-14 gusht 2015, e mbajtën trajnimin “ Zhvillimi i Specifikave Teknike dhe Hulumtimi i Tregut”.
Me këtë rast, gjenerali Zymer Halimi ka falënderuar instruktorët amerikanë, ekipin e NLAT, NAT-it, për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer që po japin në mbajtjen e trajnimeve për FSK-në, me qëllim të ngritjes profesionale sipas standardeve më të larta. “Ky trajnim është shumë me rëndësi për ne, për të ardhmen, që të ecim në hap me kohën. Ky është vetëm fillimi i trajnimeve, dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me trajnime të tilla, dhe të nivelit më të lartë, me qëllim të përgatitjeve sipas standardeve më të larta ”, tha në fund gjeneral Halimi.
Ndërsa, drejtori i NLAT-it, gjenerali Werner Naumann, tha se ky trajnim është me rëndësi për FSK-në, andaj e shoh këtë trajnim si një hap të rëndësishëm për të ecur përpara.
Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte përgatitja sa më e lartë e pjesëtarëve të FSK-së, për arritjen e standardeve më të kërkuara të NATO-s, në këtë drejtim.
Në trajnim morën pjesë 23 pjesëtarë nga stafi civil i Ministrisë së FSK-së dhe stafit ushtarak të FSK-së, niveli oficerë-nënoficerë.
Edhe instruktorët amerikanë dhe trajnuesit u shprehën mjaft të kënaqur me përfundimin me sukses të trajnimit, si dhe për bashkëpunim e dyanshëm gjatë mbajtjes së trajnimit me temën; Zhvillimi i Specifikave Teknike dhe Hulumtimi i Tregut.
Me këtë rast, u tha se pjesëtarët e FSK-së, gjatë tërë trajnimit ishin të përkushtuar në nxënien e njohurive të reja me qëllim të arritjeve standardeve sa më larta, në zhvillimin e specifikave teknike dhe hulumtimit të tregut.
Në ceremoni, morën pjesë: Gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK, drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Werner Haumann, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri, si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe KFOR-it amerikan.