DYLON

Në FSK u mbajt takimi i deputetit Qerim Bajrami me pjesëtarët e FSK-së nga komuniteti boshnjak

Në FSK u mbajt takimi i deputetit Qerim Bajrami me pjesëtarët e FSK-së nga komuniteti boshnjak
Avatar photo Redaksia

Zyra për Çështje të Komuniteteve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), kryesuar nga drejtoresha znj. Azemina Çullum mbajti takim të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komunitetit boshnjak me temë: ,,Pozita dhe statusi i pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Forcën e Sigurisë së Kosovës’’ ku mori pjesë edhe deputeti, Qerim Bajrami, anëtar i Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe anëtar i Komitetit për të Drejtat, Interesat dhe Kthimin e Komuniteteve.

Me këtë rast, zëvendësministri Muhamet Latifi, në fjalën e tij theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucion i shteti të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj pa dallim nga përkatësia racore, gjinore, nacionale dhe fetare, duke shprehur admirimin për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së nga të gjitha komunitetet e në veçanti të komunitetit boshnjak i cili është i integruar mirë në FSK.

Nga ana e tij, drejtori i drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi u shpreh se FSK-ja është unike në strukturën e saj, në të cilën kontribuojnë pjesëtarë nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.

EkoHigjiena

Ndërsa, znj. Azemina Çullum, bëri një elaborim të hollësishëm të për numrin, pozitën, përfshirjen, sukseset dhe sfidat e pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve me theks të veçantë tek pjesëtarët nga radhët e komunitetit boshnjak në FSK.

Deputeti i grupit 6 +, nga radhët e komunitetit boshnjak, Qerim Bajrami, u shpreh se shërbimi i pjesëtarëve nga komuniteti boshnjak në Forcën e Sigurisë së Kosovës është krenari për komunitetin boshnjak dhe gjithashtu do të jetë nderë e krenari edhe shërbimi në Ushtrinë e ardhshme të Kosovës, dhe se komuniteti boshnjak duhet të angazhohet që të jep kontributin në zhvillimin dhe avancimin e institucioneve të vendit si dhe pjesëmarrjen dhe avancimin e pozitës së tyre.

Edhe deputeti Nuredin Ibishi, si anëtarë i Komisionit për Punë të brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen parlamentare të FSK-së, zotëri Nuredin Ibishi në diskutimin e tij u interesua për pozitën e komuniteteve e në FSK si dhe shprehu mbështetjen për angazhimet e MFSK-së dhe FSK-së në realizmin e politikave që garantojnë perspektivë dhe trajtim të barabartë.

Gjithashtu në këtë takim për përvojat dhe pozitën e tyre në FSK diskutuan edhe pjesëtarë të FSK-së nga radhët e komunitetit boshnjak si: toger Edin Januz, nëntoger Ilhan Zoraniq dhe ushtare Jasmina Shabanoviq.

Në takim morën pjesë edhe zëvendës drejtori i ekipit këshillues të NATO-s për MFSK dhe FSK (NALT), Mark Theobald si dhe oficerë e zyrtarë të tjerë nga ministria për FSK dhe FSK-ja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.