Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në ‘Kampin Rinor 2015’ që ka filluar më 01-05. 06. 2015. Në kampin veror morën pjesë 46 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e Republikës së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, i ka përshëndetur nxënësit dhe oficerët e FSK-së, si dhe uroj nxënësit të kenë kaluar mirë. “Unë falënderojë nxënësit dhe instruktorët e FSK-së, për kontributin e tyre që kanë dhënë në mbarëvajtjen e kampingut rinor, njëherë nxënësve ju uroj shumë suksese në shkollim dhe jetën e tyre. Besoj se ju tani e keni kuptuar mirë jetën reale të FSK-së, si dhe jeni njoftuar me misionin, strukturën dhe aktivitete e përgjithshme të FSK-së, e cila gjithmonë duhet të jetë e përgatitur për tu dalë në ndihmë të gjithë atyre që e kërkojnë këtë nga ne. Është me rëndësi për ju, që këto njohuri të mësuara gjatë qëndrimit në kampin veror, këtu në Ferizaj, t’i ndani bashkë me moshatarët tuaj, miqtë dhe familjet tuaja. Besojmë se në të ardhëm shumë nga ju, të jeni pjesë e FSK-së. Ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës jemi gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha në fund, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi përgëzoi nxënësit për angazhimin e tyre për të marr njohuri të reja nga jeta ushtarake. Ai tha se, “prezenca juaj e ka begatua këtë aktivitet, por edhe punën tonë në përgjithësi. Kjo ka qenë një përvojë e përbashkët si nga ana juaj po ashtu edhe nga ana jonë, se tashmë i kemi parë edhe aftësitë e juaja dhe përkushtimin tuaj ndaj librit, ndaj mësimeve, por edhe interesimi që keni pas edhe për familjen gjatë qëndrimit tuaj këtu”.
Përveç temave teorike dhe operacionale, këtu janë ligjëruar edhe tema me karakter historik e sidomos historiku dhe ndërlidhja e UÇK-TMK-FSK të cilat janë ligjëruar nga drejtori i departamentit të BCU-së, z. Hajrush Kurtaj.
Nxënësit pjesëmarrës në Kampin rinor u shprehen shumë të emocionuar për qëndrimin e tyre një javor në KDS, ku shumica shprehen se do të dëshironin të ishin pjesë e FSK-së, në të ardhmen, pasi që jeta ushtarake ju pëlqen shumë. Të jesh pjesë e këtij kampi është më të vërtet sfidë e veçantë sepse këtu kemi pasur shumë aktivitete në intervale të caktuara. Në veçanti mirëpritja dhe puna e palodhshme e instruktorëve të FSK-së. Të gjithë u shprehën se ndjehen krenar me uniformën e FSK-së, që kanë bartur gjatë kësaj jave.
Kampi Rinor 2015 është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtorit komunale të arsimit. Drejtori i BCU-së, z. Hajrush Kurtaj tha se ky është viti i dytë i organizimit të kampit veror. Qëllimi i kampit ka qenë që të rinjtë tanë ta kolonjë një javë në ambientet e kazermës “Skënderbeu” këtu në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.
Në ceremoni morën pjesë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, atasheu ushtarak i SHBA-ve, koloneli Chad Butts, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, z. Hajrush Kurtaj, këshilltari i Komandantit të FSK-së, nënkolonel David Jones si dhe instruktorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë dhe FSK-së.