Në FSK filloi ,,Kampi Rinor 2016” për nxënës të shkollave të mesme

Në ambientet e kazermës ,,Skënderbeu” të FSK-së, në Ferizaj, sot, 95 nxënës të shkollave të mesme përfaqësues nga të gjitha komunat e Kosovës, filluan mbajtjen e ,,Kampit rinor- 2016”, aktivitet ky, i cili po mbahet tash e tri vite me radhë, në organizim të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit.

Bartës i organizimit dhe koordinimit është Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së, ku zyrtari i këtij departamenti, nënkolonel Afrim Veseli përshëndeti nxënësit dhe njëherë, përmes një ligjërate i njoftoi nxënësit, për historikun dhe rrjedhën e arritjes deri këtu ku jemi sot, duke filluar nga periudha e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transformimit në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjet për transformim të Forcave të Armatosura.

Nxënësit të cilët me dëshirën më të madhe kishin pranuar të vinin në FSK, për një javë rresht, do të qëndrojnë në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të trajnohen nga instruktorët e FSK-së, në shumë lami bazike ushtarake, duke filluar nga zgjimi i hershëm, aktivitetet fizike, ndihma e parë, rregullorja bazike e komandave, orientimi në natyrë, marshimi, detyra të BRSH-së, kërkim-Shpëtim dhe do të organizohen aktivitete kulturore dhe gara të ndryshme sportive.

Dëshira e gjithë këtyre të rinjve ishte që një dit të kenë mundësin e aplikimit në FSK, dhe të jenë pjesë e saj, që të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.


KOMENTE