DYLON

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit, Rexhep Bislimi

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit, Rexhep Bislimi
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta, sot në fshatin Stubëll e Poshtme u bë vendosja e gurthemelit të kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Rexhep Bislimi.

Në këtë solemnitet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Halit foli për rëndësinë e kësaj ngjarje që ju kushtohet këtij dëshmori.

EkoHigjiena

“Jemi mbledhur këtu, në vendlindjen e tij, për të përkujtuar jetën dhe veprën e njërit prej bijve më të shquar të Stubllës dhe të mbarë Kosovës. Rexhepi ishte biri i kësaj toke që gjithmonë ka lindur burra të fortë, të pathyeshëm dhe të palëkundur në dashurinë për atdheun, ” u shpreh kryetari Haliti.

Ai poashtu tha se në ditët më të vështira për Kosovën, kur errësira e pushtimit rëndonte mbi vendin tonë, dëshmori në fjalë iu përgjigj thirrjes së lirisë duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Haliti foli edhe për rëndësinë e këtij memoriali.

“Ky memorial, gurthemelin e të cilit e vendosim sot, do të ngrihet jo vetëm si një vepër përkujtimore në gur e beton, por si një simbol i gjallë i qëndresës dhe i sakrificës. Do të jetë një vend ku gjeneratat e reja do të ndalen për të reflektuar, për të mësuar se liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë, dhe se ky çmim është jeta e dëshmorëve tanë, ” tha kryetari Haliti.

Përndryshe nga një fjalë rasti mbajtën edhe: ish komandanti i brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” të Zonës Operative të Karadakut, Selami Neziri, bashkëluftëtari dhe ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe djali i dëshmorit, Fisnik Bislimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.