DYLON

Në Fshatin e Ri fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Luftëtaret”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Fshatin e Ri të Vitisë, ka filluar sot, asfaltimi i rrugës “Luftëtarët”. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e kësaj rruge ku edhe u pritën nga banorët e këtij lokaliteti të cilët i falënderuan institucionet komunal për këtë investim.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se ky projekt po realizohet me paratë e buxhetit komunal të Vitisë dhe është në vazhdën e projekteve që po realizohen në asfaltimin e rrugëve rurale.

EkoHigjiena

”Ky projekt është në kuadër të asfaltimit të rrugëve rurale dhe gradualisht po përfundojnë edhe projektet në asfaltimin e rrugëve në lagjet e komunës së Vitisë, besoj se punët që do të bëhen sivjet dhe vitin e ardhshëm çdo shtëpi do të ketë asfaltuar rrugën pasi që kjo është shumë elementare për qytetarët tanë”,u shpreh Aliu.

Përparim Sadiku, banorë i këtij fshati tha asfaltimi i kësaj rruge është edhe kërkesë e këtyre banorëve e cila është realizuar falë kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe u shpreh i kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar. Ai tha se asfaltimi i kësaj rruge po krijon një infrastrukturë e mirë për jetë të këtyre banorëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.