Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Shkurt 2024 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 19 deri 25 Shkurt 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.
Me këtë rast, nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 842 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 2,506 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 433 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/