DYLON

Në fokus të takimit, problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ -Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani ka pritur në zyrën e saj zv.kryetarin e Komunës së Preshevës z. Xhelal Memetin. Koordinatorja Shabani e ka inforomuar në detaje zv.kryetarin Memeti për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, të cilët jetojnë në Kosovë konkretisht në Komunën e Gjilanit, për aktivitetet e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilat janë bërë deri më tani duke kërkuar nga ai bashkëpunim në të gjitha sferat si: në kulturë, arsim, ekonomi, sport si dhe të gjitha sferat e jetës ku atakohen qytetarët e Kosovës Lindore.

Ajo e shpreh e brengosur në lidhje me pasivizimin e vendbanimeve që po u bëhen qytetarëve të Kosovës Lindore nga Republika e Serbisë, duke kërkuar nga ai angazhim më të madh në këtë drejtim, për gjejten e zgjidhjes së këtij problemi që po i prek qytetarët tanë.

EkoHigjiena

Zv.kryetari Memeti duke i ururar për punën dhe angazhimin e koordinatores në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëkohësisht u shpreh i gatshëm për ofrimin e bashkëpunimit të plotë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për jetesë sa më të mirë të qytetarëve të Kosovës Lindore dhe atyre të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, bashkarisht u dakorduan që bashkëpunimi në mes të Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Preshevës të jetë bashkëpunim i vazhdueshëm dhe më konkret në të gjitha sferat e jetës. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.