DYLON
Forcohet bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe programit SHER

Në fokus të takimit, avancimi i bashkëpunimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë

Në fokus të takimit, avancimi i bashkëpunimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë
Avatar photo Redaksia
Gjatë diskutimeve u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të programit SHER në mbështetjen e proceseve zhvillimore dhe ngritjen e cilësisë në universitet.

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur një takim mes Rektort Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me prorektoret Prof. Ass. Dr. Lindita Loku-Nikçi dhe Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, dhe përfaqësuesit të programit Sustainable Higher Education and Research in Kosovo (SHER), Aqim Emurli, me fokus në avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e arsimit të lartë.

Gjatë diskutimeve u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të programit SHER në mbështetjen e proceseve zhvillimore dhe ngritjen e cilësisë në universitet.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u paraqit gatishmëria për të thelluar këtë bashkëpunim, sidomos në drejtim të përmbushjes së standardeve bashkëkohore në arsimin e lartë.

Një ndër temat kryesore të takimit ishte mbështetja që SHER mund të ofrojë në rishikimin dhe përditësimin e dokumenteve strategjike të universitetit, përfshirë Statutin dhe Planin Strategjik. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e harmonizimit të tyre me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku falënderoi programin SHER për mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar ndikimin pozitiv të këtij bashkëpunimi në zhvillimin akademik dhe institucional të universitetit. Ndërkohë, përfaqësuesi i SHER, Aqim Emurli, rikonfirmoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.