DYLON

Në fokus të ROADPOL, kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit

Në fokus të ROADPOL, kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit
Avatar photo Redaksia

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2026 ishte i fokusuar te “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”.

“Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 Qershor 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 861 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore.

Me datë 19.06.2026 ka qenë e paraparë “maratona” ku gjatë kontrollimit të shoferëve është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit konkretisht 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat ligjore.

“Çdo vendim për drejtim nën ndikim të alkoolit paraqet rrezik për shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit tjerë të rrugës. Andaj, mos drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit!”, thuhet në njoftimi ne Policisë së Kosovës.   /2LONLINE/