DYLON

Në fokus, rritja e sigurisë në institucionet arsimore në Viti dhe ndërgjegjësimi i nxënësve kundër dukurive negative

Në fokus, rritja e sigurisë në institucionet arsimore në Viti dhe ndërgjegjësimi i nxënësve kundër dukurive negative
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha Komunale për Arsim, Fatbardha Emini, ka zhvilluar sot një takim me Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe me zyrtarë tjerë policorë.

Me këtë rast drejtoresha Emini, bëri me dije se gjatë këtij takimi ata u pajtuan që të koordinojnë veprimet dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional me qëllim të rritjes së sigurisë në institucionet arsimore në Viti si dhe në parandalimin e dukurive negative.

EkoHigjiena

Drejtoresha Emini, gjithashtu falënderoj komandantin Halili dhe të gjithë policitë e angazhuar për bashkëpunimin që ka pasur policia me institucionet arsimore në Viti, në realizmin e ligjëratave të ndërgjegjësimit në shkolla dhe për ofrimin e një mjedisi sa më të sigurte për të gjithë nxënësit vitias.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.