DYLON

Në foajenë e teatrit të Gjilanit shfaqet “Këndi i Beqir Musliut” me laureatët e çmimit letrar

Në foajenë e teatrit të Gjilanit shfaqet “Këndi i Beqir Musliut” me laureatët e çmimit letrar
Avatar photo Redaksia

Në foajenë e teatrit të Gjilanit është shfaqur sot “Këndi i Beqir Musliut” me fotografitë e laureatëve të çmimit letra​r ndër vite, në 21-vjetorin e vdekjes së kolosit të letrave shqipe, i cili është realizuar me iniciativë të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kjo ngjarje erdhi pas ceremonisë së dhënies së çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilit sivjet i ka takuar poetit Ramadan Musliu, pas vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje: Sabit Rrustemi, Anton Nikë Berisha dhe Xhevat Latifi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar poetin Ramadan Musliu, dukë thënë se ky është njëri prej çmimeve më të rëndësishme që e mban emrin e kolosit të letrave shqipe.

EkoHigjiena

“Neve na bënë nderë emri i Beqir Musliut. Ai gjatë kohës më të gjatë të okupimit ka qëndruar në Gjilan. Beqir Musliu ka qenë udhërrëfyes për gjeneratat tona pasi prej librave të tij ne e kemi mësuar se si duket Gjilani. E uroj me këtë rast njeriun tonë, poetin Ramadan Musliu për cmimin e merituar”, ka deklaruar Haziri.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se pas pak ditësh do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së qytetit e cila mban emrin “Beqir Musliu”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.