DYLON

Në Festivalin “The Golden Voice Malta”, Kosova po përfaqësohet denjësisht nga drejtoresha e QKA “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu

Në Festivalin “The Golden Voice Malta”, Kosova po përfaqësohet denjësisht nga drejtoresha e QKA “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu
Avatar photo Redaksia

Në Festivalin “The Golden Voice Malta”, shteti i Kosova po përfaqësohet denjësisht nga drejtoresha e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e cila ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e panelit të jurisë profesionale.

Ajo jo vetëm që po përfaqëson shtetin e Kosova, por edhe po udhëheq delegacionin e Kosovës, të përbërë nga konkurrentet e talentuara: Ilda Nuhiu, Dalina Haxhiu dhe Brekida Ukshini.

EkoHigjiena

Përveç kësaj, drejtoresha do të ketë edhe delegacionin përfaqësues nga Shqipëria, konkurrente të cilat kanë përfituar pjesëmarrjen e tyre falë suksesit në festivalin ndërkombëtar Rising Stars, ku Drejtoresha Evelina nga Malta ishte e pranishme dhe dhuroi ftesa për të gjitha këto talente. Konkurrentet që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion janë: Roslin Krate, Arli Maxhiri dhe Elea Dula.

Përgatitjet tashmë janë bërë me përkushtim të plotë dhe me standarde profesionale.

“Shpresojmë që si Kosova ashtu edhe Shqipëria të triumfojnë me rezultate të shkëlqyera në këtë kompeticion ndërkombëtar, duke përmbushur pritshmëritë dhe duke sjellë krenari për të dy shtetet tona. Pjesëmarrja në një event kaq prestigjioz është vetë një arritje, por besojmë fort se talenti, puna dhe përkushtimi i këtyre të rinjve do të shpërblehen me rezultate të merituara”, ka thënë Arta Haziri Nuhiu.

Arta Haziri Nuhiu, Drejtoreshë edhe e festivalit “Rising Stars” në Kosovë, shprehet me krenari për talentët që po përfaqësojnë vendin tonë dhe për mundësitë ndërkombëtare që ju janë ofruar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.