DYLON

Në Fakultetin e Edukimit dhe në atë Ekonomik janë mbajtur provimet pranuese

Në Fakultetin e Edukimit dhe në atë Ekonomik janë mbajtur provimet pranuese
Avatar photo Redaksia

Në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” janë mbajtur sot provimet pranuese për studime baçelor.

Rreth 600 ish-nxënës të shkollave të mesme kanë aplikuar për statusin e studentit në Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Por, vetëm 200 prej tyre do të gëzohen nga njoftimi për rezultatet e provimit pranues në këtë njësi akademike të UKZ-së.

I pari i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, gjatë ditës së sotme vizitoi kandidatët për studentë dhe stafin akademikë e administrativë të Fakulteti të Edukimit dhe ata të Fakultetit Ekonomik, të cilët morën pjesë në realizimin e procesit të provimit pranues. Rektori gjatë vizitës ishte i shoqëruar nga prorektorët dhe dekanët e njësive akademike.

EkoHigjiena

Rektori Bajram Kosumi u uroi sukses të gjithë kandidatëve, si dhe i siguroi ata për korrektësi në vlerësim, duke mos harruar të përmend që këta studentë të ardhshëm kanë bërë zgjedhjen e duhur duke zgjedhur të studiojnë në Universitetin “Kadri Zeka” i cili është i vetmi në Kosovë që ka të gjitha programet e akredituara.

Rektori Kosumi dje vizitoi edhe njësitë e tjera akademike atë të Fakultetit Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike ku janë mbajtur provimet për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, në vitin akademik 2017/2018.

Ndryshe në këtë konkurs kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçlor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.