Në epitaf do të shkruhet haram gjakun që derdhëm për ju dhe bijtë tuaj

Në epitaf do të shkruhet haram gjakun që derdhëm për ju dhe bijtë tuaj

Popujt e qytetëruar heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët trajtohen në mënyrë meritore dhe me ta fillon dhe përfundon filozofia e shtete ndërtimit të tyre.

Shkruan: Izmi Zeka

Krahasimisht tek ne një situatë e tillë nuk shihet as në horizont dhe si duket po merr guximin edhe të zhvlerësohet e tërë ajo sakrificë dhe rënie e njerëzve më meritor për lirin e Kosovës. Nga kjo edhe vijmë në një situatë ku raporti ndërmjet të keqes dhe të mirës gjendet në mes të asaj që i thuhet paradoksi i kohës shqiptare.

Ndoshta po të hyhet edhe më thellë dhe të shfletohet historia shohim se veprimet çlirimtare në raste të shumta kanë marr dimension të çuditshëm dhe jo të duhur të vetë popullit shqiptarë. Dua të sqaroj se shekulli i kaluar ka qenë shekull i përpalljes me të keqën dhe robërinë.

Të mësuarit në robëri është standardizuar në një mentalitet të ri e që si po duket po i tejkalon masat e normales dhe po bëhet pengesë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe integrim të Kosovës në Evropën e qytetëruar. Andaj edhe kjo neveri që po shkaktohet ndaj luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj s’ka si mos të shihet edhe si skenar për të mbytur në embrion lëvizjen më përparimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe në tersi të fund shekullit XX.

Tek ne në Kosovë është vështirë të vlerësosh se kur politikanët e sidomos disa parti e kanë seriozisht në qëndrimet që I marrin. Pa hyrë në detale dhe momentumin për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për gjykatën speciale ajo qe më bëri përshtypje ishte qëndrimi I vetëvendosjes. Ishte një qëndrim pa kurrfarë mbulese dhe arsyetim banal I saj në raport me zhvillimet e asaj dite.

Koherenca në qëndrime është e vështirë. Andaj dalëngadalë disa parti po zhveshën nga popullzimi dhe patriotizmi I rrejshëm në skenën politike.

Sa I përket LDK-së ishte për keqardhje një postim I një fotografie në portalet e mbrëmjes ku ata llogaritnin triumfin ndaj këtij hapi të 43 deputetëve. Në botën demokratike respektohen procedurat dhe vendimi I shumicës dhe me kaq përfundon. Kjo foto sikur shprehte dëshirën e madhe që eventualisht mund të akuzohen dhe dënohen pjesëtarët e UÇK-së dhe sikur ndjenin kënaqësi. Vërtet për të ardhur keq kur sheh një qasje të tillë por edhe gëzim të madh që nuk u procedua për kuvend një propozim i tillë.

Demokracia I ka rrënjët në vullnetin e shumicës dhe kjo duhet të r respektohet. Sa I përket miqve tanë e sidomos amerikanëve mos u trembni ata përjetësisht janë me ne si në të mirë ashtu edhe në kohë të keqe. Gjithmonë është moment kur bënë hapin këtë mos e harroni! Kosova është një shtet demokratike dhe në shtete demokratike edhe peticionet edhe kërkesat e nënshkrimet duhet trajtuar si vullnet i qytetarëve.

Askush nuk duhet të frikësohet nëse një kërkesë i kalon të gjitha procedurat ligjore dhe ka mbështetjen e parlamentit dhe nga ky komporacion duhet shikuar edhe veprimet e deputetëve dhe kërkesat e tyre. Kosova ka nevojë për liberalizim te vizave, për ushtrinë e saj, për kyç jen në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar e sidomos ato financiare prandaj edhe veprimet tona kanë ruajtur njëtrajtshmërinë në këtë drejtim.

Ne jemi të vetëdijshëm se gjykata speciale është padrejtësi historike e cila merr për bazë vetëm një etni që shikuar më gjerësisht askund në Ballkan e më gjerë nuk ka ndodhur kështu. Nga ky rezon në esencë po dëmtohet shpirti i luftës çlirimtare e në këtë kontekst edhe i vetë shtetësisë së Kosovës.

Marrëdhëniet me SHBA -në tashmë janë tradicionale dhe askush mos të frikësohet se kjo filozofi e shqiptarëve mund të dëmtohet Është për të ardhur keq prej disave që flasin e shkruajnë por edhe shprehin kënaqësinë për të dënuar luftëtarët e UÇK-së. Kjo paraqet nonsens por edhe një mentalitet të çuditshëm e që për mendimin tim i përket standardit komunist dhe të tejshkuar.

Mallkimi mund të bie mbi çdo këndë I cili pikëpjekjet me gjakun dhe luftën çlirimtare të Kosovës e më gjerë. Pse gjithë ky pezëm ndaj shtetësisë së Kosovës apo thënë në metaforë ndaj luftës së UÇK-së. Pse kaq të ngazëllyer nëse dënohen luftëtarët e UÇK-së, pse po dëmtoni historinë më të re pse.

Kthehuni vetëm pak kohë kur regjimi serb shtypte gjithçka , kthehuni atëherë kur ishim buzë ekzistencës kolektive dhe besoj që sot vlerësimin mund ta bëni ma real dhe korrekt në raport me zhvillimet e sotme.

Si është e mundur që brenda një kohe aq të shkurtër harruat mbi 15 mijë të vrarë e mbi 20 mijë nëna, motra të dhunuar nga pushtuesi serb. Harresa ka një formulë e që është dështim me paramendim për një të ardhme të sigurt. Si nuk ju vjen keq për nënat e baballarët që janë mbet pa bijtë e tyre, duke u mbyllur shumë familje njëherë e përgjithmonë. A s’është kjo shkelje mbi gjakun, sakrificën dhe vlerat më të ndritshme të historisë sonë më të re shtetit të pavarur të Kosovës?! Nga u bë ky shtet, si erdhi, çfarë u desh të bëjmë, ndoshta nuk e keni harruar.

Ne edhe kështu do të vdesim, por në epitaf do të shkruhet haram gjakun që derdhëm për ju dhe bijtë tuaj. Ju edhe sot doni t’i dënoni çlirimtarët, edhe sot doni familjet e tyre ti shihni duke bartur va ligjet nëpër duar duke I vizituar të burgosurit politik në burgjet famëkeqe jugosllave. Por kjo ka ikur deshët apo s’deshët.

Nuk ka gjyq në botë që I dënon çlirimtarët sepse ata ishin vetë prejardhja e shtetësisë së Kosovës. Sado që keni shpirtngushtësi apo kërr atje për djemtë e Adem Jasharit megjithatë historia do t’i vendos përkrah figurave të rëndësishme të shqiptarisë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE