DYLON

Në dy raste të ndara, Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë 8 persona

Në dy raste të ndara, Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë 8 persona
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të martën, më 9 qershor, ka zhvilluar operacione në dy raste të ndara kundër krimit të organizuar, ku janë arrestuar tetë persona.

Gjatë operacioneve, nën udhëheqjen e PSRK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të dy rastet janë sekuestruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurave penale.

EkoHigjiena

Në rastin “White Star”, u arrestuan pesë persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Ndërsa, në rastin e dytë i koduar me emrin “Mega”, tre personat e arrestuar dyshohen për:Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;Financim i terrorizmit; Shpëlarje e parave; Mashtrim; Detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Rastet hetimore janë mbështetur nga institucione ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat në vazhdimësi bashkëpunojnë ngushtë me PSRK-në, si FBI, Europol, autoritetet policore të Belgjikës, Francës, Holandës dhe Kanadasë (RCMP), si dhe OPDAT nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Prokuroria Speciale është e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.