DYLON

Në dy raste të ndara, dy të arrestuar për posedim të marihuanës

Në dy raste të ndara, dy të arrestuar për posedim të marihuanës
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar i dyshuari, mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 1.6 gramë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, sipas raportit të Policisë së Kosovës, edhe në fshatin Zhegër të Gjilanit është ndaluar një i dyshuar, mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 0.7 gram.

EkoHigjiena

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.