DYLON

Në dy raste të ndara arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Në dy raste të ndara arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Me datën 23.04.2026 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera policore nga DRP – Prishtinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kosovar pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”.

Po ashtu me datën 24.04.2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera policore nga DRP – Pejë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kosovar, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë për mashtrim përmes Call Center.

EkoHigjiena

Lidhur me rastet me urdhër të prokurorëve kompetent, të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.