DYLON

Në dy raste të ndara arrestime për posedim të marihuanës

fotoilustrim
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Gjilan, në dy raste të ndara ka pasur arrestime për posedim të marihuanës.

Sipas raportit policor, në rastin e parë në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike me substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshë prej 3.7 gram si dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
·
Ndërsanë rastin tjetër në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një grinder, ndërsa gjate kontrollit te veturës ne te cilën ishte si pasagjer janë gjetur dy grinder, një shufër, një celular dhe dy paketime me rrizlla.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.