/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një person është arrestuar në Gjilan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Gjilan janë arrestuar edhe pesë persona pasi ata janë rrahur me disa familjarë të tyre lidhur me një çështje pronësore.
Sipas raportit policor, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, të tjerët janë liruar. /2L ONLINE/