DYLON

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”
Avatar photo Redaksia

Në rastin e parë më datë:  19.05.2022 Policia në Gjilan pranon një informatë se një person i dyshuar qe ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore ishte i armatosur. Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë masa operative dhe e kanë ndaluar kamionetën e lartshënuar ne rrugën “ Bulevardi Ibrahim Rugova”  saktësisht  para hotel “” Kristal” duke e arrestuar personin e dyshuar . I dyshuari B.S. viti i lindjes 1966 është kontrolluar dhe i është gjetur: 

  • Pistoletë e Modeli HS, prodhim Kroat dhe 
  • Një karikator  me 10 dhjetë fishek Cal.  9mm.  

Rasti i dytë datë: 19.05.2022 ka ndodhur rreth orës 23:45 ku Njësti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH) derisa ishin duke patrulluar në fshatin Kishnapolë ka ndaluar veturën Mercedes me targa vendore  dhe ka arrestuar të dyshimtin SH.I. viti i lindjës 2000, ku gjatë kontrollimit ka gjetur:

EkoHigjiena
  • Pistoletë e modelit “Vzor”, prodhim Qekosllovak, 
  • 28 cope fishekë te kalibrit 7.65
  • Një karikator 
  • Një këllëf te armës

Në të dy rastet për personat e dyshuar me vendim të Prokurorit të Shtetit iniciohen rastet në procedurë të rregullt dhe i  dedikohen Prokurorisë Themelore-Departamenti Krimeve të Rënda Gjilan, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun – DRP, Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.