DYLON

Në duar të lexuesve tani më edhe numri 26 i Revistës Letrare Kulturore “Nositi”

Në duar të lexuesve tani më edhe numri 26 i Revistës Letrare Kulturore “Nositi”
Avatar photo Redaksia

Nga: Nexhat Rexha

Në përmbyllje të këtij viti kalendarik, puna dhe angazhimet sikur i kanë dhënë kuptim ditëve ikën dhe ia vlen të shënohen e të ruhen në sirtarët e kujtesës.

EkoHigjiena

Me kolegun tim Sinan Sadikun, me të cilin bashkëveprojmë e të tjerë, në koordinim të organizimit të Klubit Letrar ”Nositti”. Morëm nga shtypi revistën Letrare-Kulturore nr.26. Në faqet e saj ka punime nga fusha të ndryshme kulturore. Në ballinë piktura e piktorit Zeqirja Rexhepi.

Në këtë numër janë botuar punimet e këtyre autorëve: Blinera Hajdari, Kaltrina Berisha, Arsim Halili, Adelina Qarkaj, Sulejman Dërmaku, Mirevte Haziri Bucolli, Hysen Këqiku, Isa H. Dërmaku, Minivere Muja Maka, Arjeta Dërmaku-Rushiti, Xhevdet Kallaba, Xhemkadri Kastrati, Musa I. Ahmetaj, Edra Fishta, Daut Maliqi, Muhamet Halili, Izet Abdyli, Bajram Kallaba, Nijazi Kastrat, Dr. Hysen Matoshi, Sinan Sadiku, Nexhat Rexha, Prof.Dr. Emin Krasniqi, Edona Shkodra, Sylejman Morina.

Radhitja e punimeve të autorëve ka të bëjë me ndarjen në tri pjesë: Në pjesën e parë janë botua pumet e shpërblyera nga konkurset letrare të dy manifestimeve – Ditët e Mërgatës dhe 28 Nëntorit si dhe punime të marra për botim, si: tregime, recensione, punime nga fusha e gjuhësisë, si dhe trashëgimi tjera kulturore nga autorët e shënuar më lartë.

Klubi letrar po përkrahet nga: Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci”, në sponsorizim që disa vite. Përkrahje edhe nga: Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit, Drejtoria e Arsimit.

Kontribuues të jetës letrare ka edhe shumë të tjerë, të cilët janë pjesë e klubit letrar.

Kështu nga numri në numër revista po shtegton bashkë me artikulimet e kësaj kohe. /2LONLINE/