DYLON

Në Drobesh u vu gurthemeli i shkollës së re

Në Drobesh u vu gurthemeli i shkollës së re
Avatar photo Redaksia

Me një solemnnitet rasti, sot në Drobesh të Vitisë, u vu gurthemeli i shkollës së re të fshatit. Gurin themeltar e bëri kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili më pas theksoi nevojën e madhe të banorëve të këtij fshati për një objekt të ri shkollor, pasi që objekti aktual, nuk përmbush nevojat për mësim normal.

“Komuna e Vitisë, bashkë me Ministrin e Arsimit, i’a kemi dalur që ta konkretizojm këtë projekt dhe ta bëjmë të mundur që sot të fillojm punimet. Ishte kërkesë e banorëve, nxënësve por edhe nevojë e Drejtorisë së Arsimit, që Drobeshi të ketë një objekt të ri shkollor, me kapacitet të shtuar që përmbush kërkesat dhe nevojat e nxënësve të këtij lokaliteti.Ne jemi të kënaqur që sot po inaugurojm fillimin e punimeve të kësaj shkolle. Prandaj, kam besim që punët të kryhen sipas dinamikës dhe nxënësit e Drobeshit të kenë kushte më të mira për mësim”, u shpreh Haliti.

Ndryshe, nxënësit e fshatit Drobesh, nga klasa e pestë janë detyruar që mësimet ti ndjekin në shkollën amë të Vitisë, duke udhëtuar me kilometra çdo ditë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.