DYLON

Në Domorovc u parandalua një rast i kontrabandës

Në Domorovc u parandalua një rast i kontrabandës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës respektivisht njësitë policore kufitare nga SPMK– Muqivërc (DRK Lindje), pas pranimit të informatave kanë ndërmarrë veprime taktike operative, ku si rezultat më datën 26.08.2025 në fshatin Domorovc u parandalua një rast i kontrabandës.

Gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore i cili drejtohej nga personi i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit inicohet rasti, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë edhe kontrabandën, dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.