DYLON

Në Dobresh të Vitisë: Dyshohet për kontrabandim me migrantë

Në Dobresh të Vitisë: Dyshohet për kontrabandim me migrantë
Redaksia

Në fshatin Dobresh të Vitisë , njësia policore ka lokalizuar një veturë ku në të cilën kishin qenë shtatë persona. 

Gjatë legjitimimit është identifikuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar si dhe gjashtë persona tjerë të cilët nuk kishin dokumente me vete, por të njëjtit sipas deklarimit të tyre janë shtetas të Bangladeshit.

EkoHigjiena

Sipas deklarimit të dyshuarit (vozitësit), personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa personat me shtetësi të huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse të cilëve u është lëshuar edhe vërtetimi i akomodimit të tyre në përputhje me ligjin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.