DYLON

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Vitia përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Vitia përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti.

Përndryshe ish gazetari Associtet Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.