DYLON

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari Hyseni me bashkëpunëtorë vizitojnë ekspozitën “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari Hyseni me bashkëpunëtorë vizitojnë ekspozitën “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar ekspozitën “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”, të autorit prof. Hajrush Fazliu.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, e ka falënderuar prof. Fazliun që e solli këtë ekspozitë, duke i bërë nder Gjilanit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

EkoHigjiena

“Është shumë me rëndësi që këtë komunitet artistik që e kemi me kaq shumë vlera, janë si rezultat i punës së prof. Hajrush Fazliut. Ju faleminderit shumë që na keni nderuar me ekspozitën dhe shpresoj që nuk do të jetë e fundit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, tha se prof. Fazliut i jemi mirënjohës i cili me punën e tij e pasuroi edhe Javën e Gruas në Gjilan.

“Është me rëndësi që sot në Javën e Gruas me moton “Ne për Ato”, po e pasuron me prezencën, punën dhe përkushtimin e tij një profesor i nderuar që me vite të tëra ka kontribuar në edukim, kulturë, sport e fusha të ndryshme, në Gjilan dhe kudo në Kosovë. Prandaj, prof. Fazliut i jemi mirënjohës i cili me punën e tij e pasuroi edhe Javën e Gruas në Gjilan”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Autori i ekspozitës “Art dhe Trashëgimi”, “Një jetë Art”, Hajrush Fazliu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për organizimin e shkëlqyer.

Pasi ka uruar për festën e 8 marsit, Fazliu theksoi se vetë dedikimi dhe ekspozita, në opusin e tij krijues, në numrin më të madh të pikturave të prezantuara qëndron krenaria e nënës e gruas, si shtylla e familjes.

Në këtë ngjarje një fjalë përshëndetëse dhe falënderimi e pati edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri.​ /2LONLINE/