DYLON

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari Hyseni viziton disa shkolla

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari Hyseni viziton disa shkolla
Avatar photo Redaksia

Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar tri shkolla fillore të qytetit: “Thimi Mitko”, “Nazmi Hoxha” dhe “Selami Hallaqi”.

“Nga afër pashë përgatitjet që janë bërë për fillimvitin shkollor dhe u takova me nxënësit e gëzuar që nisën sot rrugëtimin e tyre të dijes”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tha se poashtu këtë javë, në kuadër të DKA-së, fillojnë edhe kampanjën “Java kundër dhunës – Shkolla jonë, vend i dijes dhe i dashurisë”.

“Atmosfera e sotme ishte e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe shpresë për një vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët tanë”, ka thënë kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.